Një avion pakistanez me 47 persona në bord është rrëzuar, vetëm pak momente pasi humbi kontaktet me kullën e kontrollit. Avioni ATR-42 i Linjës Ndërkombëtare të Pakistanit u zhduk pasi u nis nga rajoni verior Chitral.

Besohet se 2 fëmijë janë mes 37 pasagjerëve  që ndodheshin në avion. Fluturimi ishte i planifikuar për brenda vendit, nga Chitral për në Islamabad, kur humbi kontaktin nga kontrollorët e trafikut ajror.

Zyrtarët thonë se ka pak gjasa të ketë të mbijetuar nga përplasja. Avioni humbi kontaktet me Tokën rreth orës 4.30 me orën lokale.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: