“Nëse mendoni për një sulm ndaj Pakistanit, për Pakistanin nuk do të ketë opsion tjetër veçse të përgjigjet me një raprezalie’.

Kështu thotë kryeministri pakistanez Imran Khan për Indinë.

Dehli akuzon ushtarët pakistanezë si shkaktarë të një atentati të ndodhur të enjten e shkuar në Kashmir, në të cilin vdiqën më shumë 40 ushtarë indianë.

Khan i ka kërkuar Dehlit prova dhe ka siguruar që në rast se dëshmitë rezultojnë të vërteta, do të marrë masa.

(da.xha/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: