Pakistani ka zhbllokuar shërbimin e videove në web ‘YouTube’, pas më shumë se tre vite bllokimi për shkak të një video që cilësohej nga myslimanët si fyese për islamin.

Rregullatori i telekomunikacionit në Pakistan tha se ndalimi nuk ishte më i nevojshëm pasi ‘Google’, që zotëron ‘YouTube’, ka nisur të krijojë një version specifik për Pakistanin.

‘YouTube’ ka mohuar pretendimet se autoritetet pakistaneze të kenë filtruar përmbajtjen.

Shumë të rinjë pakistanez kanë përshëndetur zhbllokimin, por disa aktivistë kanë kërkuar të bëhen publike detajet e marrëveshjes me ‘Google’.

Ata thanë se duhet të ketë më tepër transparencë për kushtet e rëna dakord mes ‘Google’ dhe qeverisë pakistaneze.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: