SPANJË- Një pako e dyshimtë ka bërë që stafi i grupit mediatik më të madh në Spanjë të evakuojë zyrat. Mësohet se pak orë pas sulmit terrorist në revistën “Charlie Hebdo”, në Paris, në ndërtesën e grupit mediatik PRISA në Madrid është dhënë një alarm, pas te cilit të gjithë punonjësit janë detyruar të braktisin punës.

Zëdhënësi i kompanisë tha për Reuters se kishin zbuluar një pako të dyshimtë, çka kishte sjellë më pas edhe alarmin, shtuar këtu edhe panikun e përhapur pas sulmit terrorist në një revistë në Francë. Brenda grupit mediatik PRISA në Madrid ndodhet edhe gazeta “El Pais”.

Ndërkohë pak minuta pas kësaj ngjarjeje një alarm për akt terrorist ka tronditur edhe Danimarkën, pasi dyshohej se do të kryhej ndaj një gazete.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb