VLORE

Një pako e dyshimtë është gjetur sot në lagjen e 10 korrikut, në qytetin e Vlorës. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se pas ngjarjes dhe dyshimeve për përmbajtje eksplozivi policia ka blinduar zonën, duke e vendosur rrugën nën rrethim.

Mësohet gjithashtu se policia ka evakuar bizneset dhe njerëzit pranë zonës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ende nuk dihet nëse pakoja ka përmbajtje eksplozive. Ndërkohë priten ekspertë nga Tirana për analizimin e pakos, e cila dyshohet t’i ketë rënë një mjeti në ecje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb