Një pako e dyshimtë ka alarmuar Ministrinë e Jashtme greke. Policia u ngrit në këmbë, pasi punonjësit e sigurisë vunë re pakon e dyshimtë.

Mediat greke raportojnë se punonjësit e ministrisë së Jashtme janë evakuuar nga godina, ndërkohë që policia po kryen të gjitha kontrollet.

Image (1)

“Është gjetur një pako e dyshimtë, e cila mbërriti me postë”, tha një zyrtar i policisë për Reuters.

Por pas ndërhyrjes së specialistëve u konstatua se në pakon e cilësuar si të dyshimtë ishte vetëm një matës tensioni.

Sulmet në shkallë të vogël ndaj bizneseve, ndërtesave shtetërore, policisë dhe politikanëve janë të shpeshta në Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb