Nis nga Fakulteti i Inxhinerisë së Mjedisit në Tiranë nisma “Qesja e fundit”, për të eliminuar qeset plastike deri në 1 qeshor 2020. Në auditorin me studentë dhe drejtues të këtij fakulteti ministri Klosi kërkoi aleancën me studentët për t’i thënë stop ndotjes dhe për të refuzuar përdorimin e qeses plastike në Shqipëri.

Ka ardhur koha që të bëhet një pakt kombëtar për Shqipërinë e pastër. Nga fillimi i këtij viti të refuzojmë prodhimin dhe importimin e qeseve dhe nga 1 qershori 2020, ne të jemi vendi i parë europian pa qese plastike, për të shkuar më pas në refuzimin e plastikës një përdorimshme. Duke folur për zhvillimin e turizmit dhe ndikimin e mjedisit, ministri Klosi tha se problemi më i madh mbetet pastërtia dhe treguesi më i dukshëm janë qeset plastike që e bëjnë pis Shqipërinë.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kapitulli i mjedisit është më i vështiri në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Te standartet e mjedisit partnerët tanë janë shumë striktë dhe ne duhet të ndryshojmë sistemin- tha ministri Klosi duke iu referuar edhe reformës në institucionet mjedisore të cilat duhet të mbajnë fokusin te ndotësit e mëdhenj.


Profesorati i fakultetit të Inxhinierisë së Mjedisit dhe studentët shprehën përkrahjen për këtë nismë si dhe për politikat më të fundit për një mjedis të pastër dhe të mbrojtur. Fushatës iu bashkua edhe Miss Univers Albania 2019 e cila dha mesazhin e saj për një Shqipëri të pastër dhe pa qese plastike.


Fjala e ministrit Klosi

Unë jam këtu sot si ministër, si ish pedagog i këtij fakultreti por në radhë të parë si prind dhe qytetar në këtë vend për të kërkuar që së bashku me ju ne të fillojmë një operacion të madh nëpër Shqipëri për të krijuar një aleancë të qytetarëve për pastërtinë e këtij vendi . Ka nevojë të flasim me terma të thjeshta me qytetarët për t’u shpjeguar atyre se ka ardhur koha që pas 28 viteve të kemi një Shqipëri të pastër dhe të menaxhuar drejt përsa i përket mjedisit. Mjedisi është pasuria jonë e përbashkët që e shfrytëzojmë, e jetojmë, e shijojmë, një pasuri që prodhon kaq shumë të ardhura qoftë nga turizmi por edhe nga shumë gjëra të tjera në Shqipëri, por është një pasuri që e kemi në mënyrë të përkohshme se i takon brezave që do të vijnë, i takon gjeneratave të tjera dhe na takon të gjithëve të mendojmë sesi Shqipëria të jetë e pastër dhe të mos dëmtohet .

Në kët kuadër unë jam këtu për të lancuar sot , për të vazhduar kudo në Shqipëri, mbase qofsha edhe i vetëm por besoj dot ë kem mbështetjen të paktën te trupës studentore dhe pedagogjike të këtij fakulteti dhe mijëra njerëzve të tjerë qoftë edhe shqiptarëve që janë jashtë atdheut si Sindi e cila përfaqëson disa dimensione të rinisë shqiptare sot që kanë bërë sukses në shumë fusha dhe të kemi një aleancë të madhe për t’i thënë Stop, për t’i bërë luftë të madhe pisllëkut. Ne sot jemi pis dhe është e pafalshme që Shqipëria e vitit 2019, Shqipëria në dyert e BE-së të ketë kaq keq kudo në vend, trajtimin e mjedisit, trajtimin e mbetjeve urbane.

Nisma që dua të lancoj dhe është një punë e madhe që kanë bërë disa nga profesorët tuaj dhe shumë faleminiderit që jeni pjesë e kësaj iniciative, është shpallja e Shqipërisë, si vendi i parë europian pa qese plastike në vitin 2020. Ne duam që jo vetëm t’u kërkojmë prodhuesve të mos prodhojnë, importuesve të mos importojmë, tregtarëve të mos i shesin por duam t’u kërkojmë qytetarëve që të refuzojnë përdorimin e qeseve plastike . Kemi shumë nevojë t’i kërkojmë brezit të ri të kuptojnë sesa e rëndë është situate sot me qeset plastike. Padyshim ne nuk mund të ndryshojmë botën por ne mund të ndryshojmë Shqipërinë dhe të bëjmë një Shqipëri të pastër.

Që të shpëtojmë Shqipërinë nga veriu në jug, nga qyteti më i madh në qytetin më të vogël, nga zona më turistike në zonën më pak turistike nga qeset plastike ne këtë mund ta bëjmë. Ne mund t’ia dalim dhe dua që ju të jeni vullnetarë të kësaj përpjekjeje. Të shkojmë shkollë më shkollë dhe tu flasim nxënësve se si brezi i ri duhet të refuzojë e të largojë cdo qese që ka, që ësthë turpi i këtij vendi . ne mund të kemi shumë probleme por qesen ne duhet ta luftojmë. Sot ka ardhur koha që ne të bëjmë një operacion të madh të cilin e kemi quajtur “Qesja e fundit” ku ti kërkojmë të gjithë shoqërisë, t’i heqë qeset të cilat na kanë turpëruar. 6.5 milionë turistë do vizitojnë Shqipërinë në 2019. Rreht 6 milionë e vizituan vitin e kaluar dh të gjithë janë të surprizuar nga Shqipëria dhe duan të kthehen. Shumica e tyre ia propozojnë miqve të tyre që ta vizitojnë Shqipërinë, por në të gjithë pyetsorët që kemi bërë gjatë sezonit veror edhe vjet edhe sivejt, nga të gjitha ato cfarë kanë bërë të rinjtë e projektit Smile, problemi i madh mbetet pastërtia. I vetmi problem mbase që ka në unison cdo turist i huaj që vjen në vendin tonë dhe treguesi më i dukshëm janë qeset plastike. Kudo i gjen ato. Edhe në zonat që mendojmë se janë më të pastra

Prandaj ka ardhur koha që ta bëjmë këtë aleance dhe duam që nga fillimi i këtij viti ne të refuzojmë prodhimin, dhe importimin dhe tregtimin e qeses plastike dhe nga 1 qershori 2020 ne të jemi vend ii parë europian pa qese plastike, të cilat duhet të zëvendësohen me mjete alternative, trasta, torba qese letre dhe mjete të tjera që nuk janë plastikë. Natyrisht kjo nuk është një përpjekje e lehtë dhe pastaj për të shkuar për refuzimin e plastikës njëpërdorimshe dhe të kemi mundësinë që jo vetëm të bëjmë operacione pastrimi por ajo që dua të bëj së bashku me ju është një fushatë e madhe edukimi, ndërgjegjësimi, përfshirjeje të të gjithë brezit tuaj kundër një elementi që na bën pis. Ne do të vazhdojmë me këtë përpjekje dhe duke përfituar nga rasti që jam pranë studentëve të fakultetit të mjedisit kam shumë nevojë të flas me ju për gjithë botën e atyre që luajnë rol në mjedis . Jeni të gjithë në vitet e para të fillimit të një karriere që është tashmë një nga trended botërore, keni zgjedhur një profesion që nuk ju lë kurrë pa punë, por fakti që ju mund të keni rrugë të hapur për të shkuar kudo ju nuk duhet të harroni se duhet të përpiqeni shumë edhe për këtë sistem në Shqipëri. Ne jemi tashmë në një proces reformimi të të gjithë sistemit të raportit të punonjësve dhe inspektorëve mjedisorë apo eskpertëve mjedisorë me shtetin shqiptar . Kapitulli më i vështirë në kuadër të negociatave me BE, është kapitulli i mjedisit dhe nëse në disa gjëra të tjera mund të tolerohemi tek mjedisi nuk ka asnjë tolerancë nga partnerët europianë.

Flasim por detin nuk e ndajmë dot, flasim që Shqipëria apo Italia kanë standarde të ndryshme demokracie apo zhvillim por deti Adriatik është si det i një vendi europian të vjetër si Italia, si det i një vendi të ri europian si Kroacia , një vendi kandidat si Mali i Zi dhe një vendi aspirues si Shqipëria. Deti është i njëjtë, natyra, mjedisi është i njëjtë. Pra te standardet e mjedisit partnerët janë shumë striktë dhe në këtë kuadër ne kemi filluar një proces ku pothuajse e gjithë trupa juaj pedagogjike është pjesë e shikimit të problematikave që ne kemi në kuadër të përafrimit të legjislacionit të BE, por ne duhet të ndryshojmë sistemin. Agjencitë e mjedisit fatkeqësisht në këto vite e kanë humbur fokusin e tyre për t’u drejtuar drejtpërsëdrejtë ndotësve në mjedis dhe janë marrë shumë më tepër me problematikat e jetës urbane që janë të rëndësishme por që nuk janë thelbi. Ndotësit e mëdhenj duhet të jenë shumë më tepër në monitorim , nën vëzhgim dhe për këtë ka nevojë për kuadro të përgatitur nga pikëpamja shkencore që ta kuptojmë mirë problemin shkencërisht, nga pikëpamja shoqërore që ta kuptojnë mirë problemin që ky element nuk është i tolerueshëm. Mjedisi nuk tolerohet.dhe natyrisht të jeni shumë të përgatitur nga ana administrative dhe pikëpamja e shtetit. Pra korrupsioni i njjë inpektori të mjedisit mund të dëmtojë një lumë të tërë, korrupsioni apo tolerimi abuziv mund të tolerjë një fabrikë që prodhon një produkt pozitiv, por mënyra sesi e trajton produktin ësthë shumë negative për gjithë komunitetin ku jeton , mosfunksionimi ashtu si duhet i një insoektori mjedisi mund të shkaktojë dëmet që janë të pariparueshme .

Unë do të doja shumë që ne të kishim një pakt kombëtar për Shqipërinë e pastër, t;ju kishim ju si ambasadorë të këtij pakti , të gjithë studentët e fakultetit të mjedisit, të shkencave të natyrës dhe fakulteteve të tjera që kanë lidhje me mjedisin dhe të kishim një regjistër të madh me të gjithë ju për të pasur një diskutim public në cdo klasë, në cdo shkollë, në cdo ambjent public ku ne kemi mundësinë të flasim për pastërtinë në vendin tonëdhe ku kemi mundësinë që t’u kërkojmë qytetarëve që të bëjnë një vepër fare të thjeshtë, të refuzojnë përdorimin e qeseve plastike, Është një veprim që mund të ndryshojë të gjithë mënyrën sesi njerëzit reagojnë karshi mjedisit. Besoj se lufta për qesen plastike do ta ndryshojë shumë mënyrën sesi me mendojmë pastërtinë në vendin tonë për të pasur një Shqipëri të pastër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb