TIRANE

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku nga foltorja e Kuvendit sot, komentoi rikonstruksionin e godinave të konviktve,në kuadër të Paktit për Universitetin. Sipas ministres Balluku, projekti parashikohet të zhvillohet në vitin 2019 dhe do të zgjasë deri në 30 muaj.

Balluku u ndal edhe te punësimi i studentëve në administratë. Sipas saj ata që do angazhohen nuk do jenë vetëm ekselentët, por edhe të talentuarit.

“Projekti parashikohet të zhvillohet në vitin 2019 dhe pritet të zgjasë deri në 30 muaj.

Do bëhet rehabilitimi e 24 konvikteve. Shuma për mbulimin e 9 konvikteve shkon në 11 milionë euro. Kjo ministri është angazhuar me të gjitha kapacitete e saj. Kemi arritur tashmë të realizojmë fushat. 31 studentë janë përzgjedhur dhe tani ka nisur emërimin etyre. Ministria e Infrastrukturës kërkon të angazhojë përveç studentëve me 9, edhe studentët e talentuar.”-tha Balluku.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb