TIRANE- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar ashpër deklaratën e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili foli për “Paktin  me Greqinë”, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në mbrëmjen e djeshme.

Manjani përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook” shkruan  se Meta nuk duhet të fshihet pas argumenteve , i cili i quan të padrejta, pretendimet s’e nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe me  fuqizimin  e saj mund të ratifikohet pakti. Por, shton ai, Meta duhet të luajë rolin mbi palët, ashtu siç e parashikon Kushtetuta e Shqipërisë.

Ai vijon argumentin duke deklaruar se presidenti Meta nuk ka asnjë arsye të presë Gjyjatën Kushtetuese, për të kaluar një proces fallco, që sipas tij, është i diktuar plotësisht nga Greqia. Sipas Manjanit, shprehet se qeveria shqiptare ka pranuar turpësisht paktin, i cili këmben zonat e pasura, dukie marrë në ktheimthjesht ujë dhe kripë deti.

“Është shqetësuese deklarata e Presidentit të Republikës që:”marrëveshja e detit me Greqinë të kalojë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese”…Presidenti si kryetar i shtetit, nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese për të denoncuar një proçes fallco negociatash, totalisht të diktuar nga qeveria Greke!

Ai proces diktati, i pranuar paturpësisht nga Qeveria jonë, ka prodhuar një draft marrëveshje dhe një hartë skandaloze që është shkëmbim i pastër territori.

Jepet shelf continental për të marrë ujë me kripë!!Presidenti, si përfaqësues i unitetit të popullit, duhet thjesht ta denoncojë këtë farsë dhe produktin e saj anti kombëtar. Në vijim Ai duhet të na sigurojë se nuk do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje, pavarësisht ka apo jo Gjykatë Kushtetuese!

Autorizimi (Plotfuqishmëria) është detyrë kushtetuese e Tij, jo e Gjykatës.Ndaj ska pse të fshihet pas argumentit (jo të pa drejtë) që ska gjykatë, por të garantojë popullin Shqiptar që sdo lejojë shkëmbim territori me Greqinë! Kaq i kërkohet të bëjë!, shkruan Ylli  Manjani.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb