TIRANE

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë dhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama për kërkesat e studenteve dhe paktin e propozuar nga qeveria për Universitetin.

Basha tha gjatë një konference për mediat se kryeministri Edi Rama po mashtron studentët me të ashtuquajturin ‘Pakt për Universitetin’, ndërsa nuk ka asnjë plan dhe vullnet për të realizuar kërkesat e studentëve.

“Cikërrimat dhe mashtrimet me të cilat doli sot nuk zgjidhin asnjë nga problemet e vërteta të thella financiare me të cilat përballen studentët dhe familjet e tyre.Konviktet tha se do bëhen në fund të mandatit, normal se nuk është Unaza. Paketa është mashtrim i plotë dhe shenjë e çoroditjes totale”- tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashes:

Pas panikut total që e ka mbërthyer, Rama po mashtron studentët me të ashtuquajturin pakt për Universitetin. Ai nuk ka asnjë plan dhe asnjë vullnet për të realizuar kërkesat e studentëve. Paketa është një mashtrim i plotë dhe shenjë e çoroditjes totale e kryeministrit. Rrugët e daljes nga kjo gjendje që PD i shtroi edhe në parlament janë dy:

E para, anulimi i ligjit për arsmin e lartë që është zanafilla e të keqes. Ligji i arsimit të lartë është gurthemeli mbi të cilën qëndron kjo godinë korruptive, nuk jepen fonde e shqiptarët vidhen dyfish. Drama e arsimit është kjo: paguhet më shumë se në Europë dhe kanë cilësinë më të dobët. Hapi i parë, anulimi i ligjit dhe hartimi i një ligji për arsimin e lartë ne konsultime me pedagogë, ku të mëshirohen standardet e Europës. Demokratizim dhe jo centralizim, më shumë autonomi, rol më i madh për pedagogët e studentët. Një rikonceptim i mënyrës si do të rritet cilësia e mësimdhënies në universitete. Rritja financiare nuk con në përmirësim të cilësisë. Mbështetje për infrastrukturën akademike që sot është në ditën e saj më të zezë, rankimi i universtiteteve. Janë kolona për një ligj të arsmit të lartë.

Së dyti: Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë. Rama nuk tha sto një të vërtetë që totali i buxhetit për arsimit është afërsisht 2 mln $ ca do zgjidhi me kaq?.

Detyra jonë është tu tregojmë shqiptarët se si vidhen paratë, por edhe rrugën që vjedhja të ndalë dhe taksat e shqiptarëve të shkojë aty ku ka nevojë më shumë vendi. Hapi i parë është largimi një orë e më parë i kësaj bande. Fatura totale e këtij propozimi të PD-së e zbatuar me numrin aktual të studentëve në universitete publike dhe e projektuar sipas të ardhurave që ka matur Censusi dhe INSATA, efekti total është 38 mln dollarë.

Nuk po futemi në shpenzimet e planifikuara për PPP. Janë 30 mmln dollarë më shumë që të gjitha familjet me të ardhura të pakta që të mos paguajnë asnjë dollarë për femije e tyre. Buxheti i vitit 2019 i ka këto mundësi, por ai këto para nuk do ti çojë për studentët, por për shpenzime luksi. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk po qeverisin më, por po grabisin. Detyra jonë është të tregojmë se si po vidhen paratë dhe taksat e qytetarëve të shkojnë aty ku kanë më shumë nevojë qetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb