KORÇË

Kur kanë kaluar më shume se 5 muaj nga protestat e studentëve, rinisin në Korçë të tjera tubime. Të pakënaqur me menyrën si po impelementohet Pakti për Universitetin prej të cilit thonë se ende nuk kanë parë përfitime konkrete, studentët e Universitetit Fan Noli bojkotuan për një ore mësimin këtë të enjte. Vetingu i pedagogëve apo rritja e cilësisë së mësimdhënies janë disa nga kerkesat e paplotësuara sipas studentëve.

Rektori i universitetit të Korçës Ali Jashari e ka cilësuar të drejtë protestën e studentëve për mungesën e mundësive të punësimit, por nuk pajtohet me kërkesat e tjera, për të cilat thotë se janë në rrugën e zgjidhjes. Studentët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës në ditët në vijim nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb