Fitore që afron me Champions dhe saldimi i një miqësie të prishur. Inter jeton gjithçka në transfertën kundër Frosinones duke marrë tri pikë të tjera të rëndësishme në suksesin 3-1. Zikaltërit e drejtuar nga Luçiano Spaletit nuk e vunë asnjëherë në diskutim sfidën, teksa kaluan shpejt ne epërsi me goditjen me kokë të Naingolan në minutën e 19-të.

Perisic Frosinone Inter Serie A Bx7pfwrm3bso1o4nm5kvb5l5w
Perisic Frosinone Inter Serie A Bx7pfwrm3bso1o4nm5kvb5l5w

Në të 37-ën vjen momenti më i rëndësishëm i sfidës. Inter fiton një 11-metërsh. Ikardi shpejton të godasë, por Perisiç i merr topin. Asnjë polemikë nga sulmuesi argjentinas, që pas golit të kroatit është i pari që feston bashkë me “rivalin” e tij në dhomat e zhveshjes. Kaq për pjesën e parë, ndërsa pas pushimit vendasit u kthyen në lojë me Kasatën që ngushtoi diferencat. Por shpresat e Frosinones për të dalë me pikë u shuan në minutën e tretë shtesë, kur Vesino vulosi fitoren e Interit që forcon pozitat në vendin e tretë të renditjes.

Untitled
Untitled

E fortë ndërkohë është gara për vendin e katërt, që jep edhe biletën e fundit për në Champions. Për momentin i favorizuar është Milani, që me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Kesi fitoi 1-0 kundër rivalëve direktë të Lacios. Por kuqezinjtë nuk duhet të jenë të qetë.

Ac Milan V Ss Lazio Serie A
Ac Milan V Ss Lazio Serie A

Roma ka gjetur serinë pozitive me fitoren e dytë radhazi, atë kundër Udinezes të sigluar nga goli i realizuar nga Edin Xheko.

Dzeko Foto Twitter As Roma
Dzeko Foto Twitter As Roma

Me mëndjen te Champions, Juventus i lejoi vetes të shtyjë festën e titullit me humbjen 2-1 në fushën e Spalit. “Zonja e Vjetër” zbriti në fushë me shumë lojtarë nga skuadra e të rinjve, një detaj që ka sjellë shumë polemika, deri tek akuzat për falsifikim të kampionatit.

Napoli Stelt Titelfeest Juventus Uit Bayern Weer Aan Kop Na Simpele Zege
Napoli Stelt Titelfeest Juventus Uit Bayern Weer Aan Kop Na Simpele Zege

Si dhuratë e ka pritur humbjen e kryesuesëve Napoli. Skuadra e Ançelotit bëri detyrën ndaj Kievos duke fituar 3-1 për të ngushtuar diferencën në vendin e dytë tëv renditjes. Titullar në këtë sfidë ishte sërish Elseid Hysaj që bëri një paraqitje në nivelin e skuadrës së tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: