TIRANË

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se projektet në kuadër të “Paktit për Universitetin” po çohen para me shumë energji. Në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, Shahini tha se çdo ditë që kur ka marrë detyrën pa zhvilluar takim me grupet e interesit, studentë e pedagogë dhe ka mësuar shumë prej tyre.

“Kemi nis disa nga projektet me shumë energji e forcë. Nuk është e para herë që jam përballë grupeve të interesit. Unë kam 9 javë ministre dhe jam takuar çdo ditë ose me studentë ose me pedagogë. Kam pasur shumë nevojë të dëgjoj të gjithë dhe të komunikoj. Janë disa procese që mund t’i bëjmë pjesërisht nga jashtë. Sondazhi kombëtar i studentëve mund të bëhet nga agjencia e akreditimit të universiteteve. Ne nuk do reshtim deri sa kjo të bëhet. Njësoj edhe për librat që përdoren brenda universiteteve. Kemi ngritur një grup pune për të identifikuar tekstet ikonike.
Kemi blerë bibliotekën elektronike ku janë qindra dhe mijëra libra. Këtu përfundon pjesa që mbulon qeveria, pjesën tjetër duhet të kujdeset universiteti”, tha Shahini.


E pyetur se cila ka qenë kërkesa kryesore e studentëve në takimet tetë a tetë, ajo tha se një shqetësim kryesor ka të bëjë me tarifat.
“Një artikulim që del vazhdimisht ka të bëjë me tarifat. Studentët thanë se ne paguajmë shumë për cilësinë që e marrim. Kjo ishte arsyeja që erdhëm me propozime. Pakoja financiare në 90% të universiteteve publike, i adreson problematikat. Për masterin, studentët ekselentë dhe me ndihmë ekonomike marrin përgjysmim tarife”, tha Shahini


(m.k/BalkanWeb)