KAPSHTICE

Një 22-vjeçar shqiptar është ndaluar nga pala greke në pikën kufitare të Kapshticës, ndërsa  po hynte në Shqipëri.  Ndaj tij  Gjermania kishte lëshuar një urdhër arresti për trafik droge një vit më parë.

Ndërkohe pranë pikës se kalimit kufitare Qafë-Botë e konkretisht në vendin e quajtur Asproklis, policia e Igumenices ka ndaluar 4 shqiptare të moshës 32, 36, 37 dhe 37-vjeç që kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Rezultoi se 36-vjecari kërkohej nga policia greke ne Larisa, ku rezulton i dënuar me 1 vit e 1 muaj burg për dëshmi të rreme ndërkohe qe një nga 37-vjecarët rezultoi në kërkim nga policia greke në Kostur, i dënuar me 1 vit burg dhe 6000 euro gjobe për trafik klandestinesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb