Nga: ZONJA VJOLLCA
300 gr mish të grirë
2 kokrra qepë
Kripë, piper i zi
2 thelpinj hudhër
40 gr salcë domate
1 ½ pako djath tosti
70 gr kaçkavall i grirë
2-3 kokrra domate
3 lgj vaj ulliri, 1 gj gjalpë
Brumi i krepave:
200 gr miell, kripë
3 kokrra vezë
400 ml qumësht
20 gr gjalpë
Përgatisim fillimisht brumin e krepave. Rrahim 3 kokrra vezë, shtojmë miellin duke e situr dhe i trazojmë së bashku me rrahësen e vezëve. Shtojmë më pas kripën, qumështin dhe gjalpin dhe i rrahim mirë së bashku. Nxehim tiganin, e lyejmë me pak gjalpë duke fshirë me letër kuzhine, shtojmë në të 1 garuzhde brumë dhe pjekim krepin mirë nga të dy anët. Kështu vahzdojmë derisa të përfundojë brumi. Pasi të piqen krepat i lemë mënjëanë. Në një tigan me 3 lugë vaj ulliri kaurdisim qepën sa të zverdhet pak, shtojmë më pas mishin e grirë dhe e kaurdisim së bashku më qepën derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë kripë, piper të zi, hudhër të grirë shumë imët dhe i kaurdisim përsëri. Shtojmë më pas purenë e domates dhe e lemë mbushjen të gatuhet në zjarr për 3-4 minuta.
Fillojmë mbushjen e krepave duke vendosur nje krem në tavolinën punës, në qendër të tij vendosim kimë dhe e palosim krepin fillimisht dy pjesët anësore dhe më pas 2 anët e tjera derisa të formohet një bohçe drejtkëndore. Lyejmë më pas një tepsi me pak gjalpë dhe vendosim të gjithë krepat e mbushur duke e vendosur palosjen nga poshtë. Mbi çdo krep të mbushur vendosim pak djath kaçkavall të grirë e mbi të nga një fetë domate. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta derisa djathi të shkrijë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
