TIRANË

Kryetari i PD Lulzim Basha u pyet nëse është dakord me deklaratat e presidentit Ilir Meta se disa përfaqësues të ndërkombëtarëve janë palaço.

Basha theksoi se nuk komenton deklaratat e çdo përfaqësuesi të institucioneve shqiptare, kurse ka shtuar se ajo që ka rëndësi është se PD dhe opozita e bashkuar kanë kauza të drejta.

“Nuk komentoj deklaratat e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare. As komentet e përfaqësuesve shqiptarë ndaj të huajve. Nuk e komentoj. E vetmja gjë që mund të them është se kauzat tona kanë qenë të drejta”, tha Basha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb