GAZA– Qindra palestinezë u mblodhën të hënën pranë plazhit veriperëndimor të Gazës për të protestuar kundër bllokadës së Izraelit ndaj kësaj zone.

Trupat izraelite u panë duke hedhur gaz lotsjellës, duke qëlluar me plumba gome dhe me plumba të vërtetë. Sipas personelit mjekësor, të paktën katër protestues u plagosën gjatë këtij incidenti.

Kjo ishte protesta e parë në disa ditë, pasi udhëheqësit e Hamasit i dhanë fund protestave pothuajse javore kundër bllokadës izraelite, që po pengon qeverisjen e territorit që nga viti 2007, kur Hamasi mori pushtetin në Rripin e Gazës.

Protestat kundër bllokadës izraelite ndaj Gazës, që filluan në mars, kanë qenë shpesh vdekjeprurëse.

Por Egjipti i ka shtuar përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit. Ndërmjetësuesit egjiptianë vizituan të hënën Gazën, për bisedime të mëtejshme me Hamasin. Hamasi tha se po i jepte fund protestave, për t’i dhënë një shans përpjekjeve të drejtuara nga egjiptianët.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb