Dy ushtarë izraelitë kanë qëlluar me armë një grua palestineze, e cila i sulmoi me një thikë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gitai” afër Ariel, një vendbanim izraelit dhe qytet në qendër të ‘West Bank’.

Videoja është filmuar rastësisht nga një qytetar që udhëtonte me makinë në vendin e ngjarjes. Një zëvendës i ushtrisë izraelite bëri të ditur se gruaja është plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.


(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: