TIRANË- Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e firmës së ndërtimit, për pallatet që po ngrihen pranë Digës së Liqenit Artificial në Tiranë. Firma kërkoi shpalljen si të paligjshëm të vendimi të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për prishjen e këtij kompleksi. Por në sajë të vendimit të Gjykatës së Apelit, tashmë firma duhet të ndalojë ndërtimet.

Kjo është hera e dytë që drejtësia shprehet për këto ndërtime dhe vendimet në dya rastet kanë qenë të ndryshme.  Më 14 janar Gjykata e Shkallës së Parë Administrative hodhi poshtë vendimin e INUK. Ky vendim la të pakënaqur INUK, duke sjellë edhe animimin në Apel. Drejtoresha e INUK, tashmë IKMT, (Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit), Dallëndyshe Bici tha se me këtë vendim “Fituam betejën për pezullimin, por jo luftën”.

VELIAJ: FITORJA JONË E PARË KUNDËR MODELIT TË SHQUP-IT
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Erion Veliajt në lidhje me vendimin e gjykatës për pezullimin e aktivitetet të një firme për ndërtimin e disa pallateve tek Liqeni Artificial.
Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Veliaj tha se kjo është fitorja e parë e ndaj modelit të SHQUP-it.

““LAJM I MIRË – Me vepra, jo me fjalë!
Gjykata e Apelit sapo vendosi në favor të INUK/IKMT për Pallatin tek Diga e Liqenit – NDERTIMI PEZULLOHET! Faleminderit gjithë qytetareve që besuan dhe mbështetën aksionin tonë për të ruajtura Parkun e Liqenit. Patëm kurajon ta denonconim konkretisht e t’i shkonim gjer në fund, kjo është fitorja jonë e parë kundër modelit të SHQUP-it në Bashki. Ne 21 Qershor kemi verdiktin nga qytetaret se ke model duan për ta çuar Tiranën ne ‪#‎DrejtimiDuhur‬!

Nen administrimin e ri, Bashkia e Tiranës do jetë palë me INUK e QYTETARËT dhe jo me BETONIN, si për këtë leje tek diga ashtu dhe 60 lejet që SHQUP-i dha pabesisht ne pragfushatë e që do shohin të njëjtën betejë për anullim. Bashke për #DrejtimiDuhur”, citohet në mesazhin e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: