Dëmtimi i tarracës në një pallat 5 katësh në lagjen 5 të Kukësit ka vënë në alarm banorët. Amortizimi ndër vite për shkak të lagështirës ka bërë që muri i tarracës të shkëputet çdo ditë nga pak duke rrezikuar shembjen. I ndërtuar mbi 40 vite më parë, ky pallat çdo ditë po humb qëndrueshmërinë.

Banorët shprehen të shqetësuar për rrezikun që iu kanoset. Banorët ngrenë alarmin për situatën kritike dhe bëjnë apel për ndërhyrje nga autoritetet, por shprehen të gatshëm të kontribuojnë edhe vetë.


E njëjta situatë paraqitet edhe në disa pallate të tjera në Kukës të cilët për shkak të mos mirëmbajtjes kthehen në rrezik për jetën e qytetarëve.


(m.k/BalkanWeb)


Etiketa: