Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja, që tronditi këtë mbrëmje Kavajën, ku 60-vjeçari Xhevdet Leçini vrau me armë gjahu 29-vjeçarin Marjus Ismailaj.

Gazetari Kelment Baçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga vendngjarja, ku shihet se forca të shumta policore kanë rrethuar zonën, ku ka ndodhur vrasja.

Gazetari Baçi raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në pallatin, ku banon edhe 30-vjeçarja Marsida Qatja, e cila “pushtoi” mediat në fillim të muajit tetor, pasi u vra në hyrjen e saj Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi Bledar Toçi.

Autori i vrasjes së 29-vjeçarit Ismailaj është banor i këtij pallati, ndërsa është edhe pronar i lokalit, ku ndodhi ngjarja. Në momentin e konfliktit me njëri-tjetrin, të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb