DURRES
Një vend i rrezikshëm, bazë për përdoruesit e drogës dhe të prostitucionit, por edhe shqetësim për banorët e rrugës “Prokop Meksi” në Durrës është kthyer prej vitesh një pallat shumëkatësh, i pabanuar dhe i dëmtuar rëndë nga tërmeti.
Banoret e Lagjes 6 ku ndodhet pallati 10 kate, shprehen se ndërtuesi pati konflikt me pronaret e truallit dhe çështja është në gjykatë prej me shumë se 10 vitesh. Kjo situate është bërë shqetësuese dhe pa zgjidhje për banoret pranë pallatit.
Investitori është në konflikt edhe me banorët që kanë blerë apartamentet prej vitesh pasi nuk i ka përfunduar të gjitha punimet e parashikuara për t’u bërë aty duke u kthyer në strehe për përdoruesit e drogës e prostitucionit.
Katet e para të godinës janë kthyer në vend të frekuentuar nga persona që konsumojnë lëndë narkotike, madje edhe gjatë orëve të paradites, siç duket në këto pamje. Efekte pamje nga brenda godinës.
Rreth e qark ka me dhjetëra shiringa të hedhura përtokë, si dhe mbeturina të lëna pas nga personat që e frekuentojnë këtë godinë të braktisur.
Ndërsa një kat më sipër, një apartament ku shenjat e tërmetit janë mjaft të qarta duket se banohet apo frekuentohet rregullisht nga një shtetase, që sjell aty klientët e saj.
Shtetasja që e frekuenton atë, largohet sapo vëren mediat në ambientet e pallatit. Pak metra larg godinës së braktisur është shkolla 9-vjeçare “Eftali Koçi”. Pavarësisht ndërhyrjes së herëpashershme të policisë, përdoruesit e drogës nuk janë larguar nga aty.
Ndërkohë bashkia nuk mund të ndërhyjë për të riparuar këtë pallat të dëmtuar nga tërmeti, për shkak se palët gjenden në konflikt gjyqësor.