Rreth 40 familje që banojnë në këtë pallat në lagjen e re të Bulqizës rrezikojnë jetën për shkak të çarjes së rrezikshme të godinës së përbashkët të tyre. Pallati në fjalë është i çarë në të katër anët, duke vënë në rrezik familjet rezidente.

Pallati 1
Pallati 1

Banorët dyshojnë që shkak për këtë dëmtim të pallatit është bërë lëvizja e tokës. Ata kanë kërkuar ndihmën e pushtetit vendor për të ndërhyrë, por deri tani nuk është bërë asgjë.

Ndërkohë, Prefekti Nexhbedin Shehu tha se banorët e kanë vënë në dijeni edhe institucionin që ai drejton. Nisur nga kjo Shehu ka kontaktuar me Kryetarin e Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi i cili është shprehur se kërkesën e banorëve për të ndërhyrë në këtë pallat, ja ka dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile.
Banorët jetojnë me frikën se ndërtesa e përbashkët mund të shembet e t’i zërë të gjithë brenda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb