TIRANË
Pak orë nga nisja e protestës së opozitës së bashkuar, Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer ka apeluar që tubimi të jetë paqësor. Për zyrtarin e lartë amerikan, demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së. Në një intervistë për Top Channel, Palmer thekson se SHBA nxit të gjitha palët që të angazhohen në dialog me qëllim zgjidhjen e ngërcit politik në vend.
Duke u ndalur në zgjedhjet e 30 qershorit, Palmer paralajmëron se kush pengon procesin mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA.
Intervistën e plotë të zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, MattheW Palmer e lexoni këtu: al.usembassy.gov