SHBA

Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, foli për “Zërin e Amerikës”, lidhur me situatën politike në Shqipëri.

Zyrtari i lartë Palmer dha qëndrimin e amerikanëve për zgjedhjet vendore, duke njohur 30 qershorin si datë zgjedhjesh.

“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Presim që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve, do te formohet Gjykata Kushtetuese dhe presim që mosmarreveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen permes institucioneve të vendit”, tha zoti Palmer për “Zërin e Amerikës”, ndërkohë që intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme në programin e VOA Ditari.

Në fakt, data 30 qershor ka ndarë politikën shqiptare. Presidenti Ilir Meta e ka anuluar 30 qershorin, duke dekretuar 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore, por kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për zhvillimin e zgjedhjeve këtë të diel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb