I dërguari amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer, pasi ka përfunduar vizitën në Kosovë ka nisur të hënën vizitën në Beograd, ku ka takuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të cilin ka dalur edhe para gazetarëve.


Palmer është pyetur nga mediat atje rreth përfshirjes së Listës Srpska në Qeverinë Kurti.


“Mendoj se ka hapësirë në Kosovë që të dëgjohet vota e shumë palëve dhe është mendim yni që është e rëndësishme që të respektohen rezultatet e zgjedhjeve demokratike” ka thënë Palmer.


Ai ka shtuar se se Lista Srpska e ka marrë shumicën e votave të serbëve dhe ata kanë të drejtë që të përfaqësohen duke thënë se për këtë ka folur gjerësisht me liderët kosovarë përfshirë Albin Kurtin.

“Është me rëndësi që serbët e Kosovës të kenë të drejtë që të shprehen jo vetëm në opinion, por edhe nëpërmjet procesit politik”, ka theksuar ai.

Vuçiç ndërkaq duke folur rreth kësaj cështjeje ka përmendur Nenad Rashiqin, Rada Trajkoviçin dhe Sllobodan Petroviçin.

“E di pse amerikanët i preferojnë më shumë këta tre, sepse ata e Kosovën e përjetojnë si shtet të pavarur”, ka deklaruar Vuçiç.

Ai më pas ka thënë se Lista Srpska ka marrë 95 përqind të votave dhe se në përputhje me marrëveshjen e Brukselit ata duhet të jenë në qeveri – nëse duan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb