Ish-deputeti i PD Edi Paloka nga selia blu tha se PD është bërë me studentët në fushatën për të larguar Edi Ramën nga qeverisja. Paloka tha se DASH e tha para disa ditësh, se Shqipëria është qendër krimi.

“Ne jemi me studentët. DASH e cilëson Shqipërinë qendër të krimit, qendër të trafikut të drogës, si qendër të trafikimit të drogave të forta. Atë që Rama e quan parlament është skena e shfaqjes së turpit e bashkëpunimit të krimit me politikën. Është turp që sot është në pushtet Edi Rama me oligarkët dhe kriminelët e tij”, tha Paloka.

Edi Paloka theksoi se sot PD, LSI, republikanë, të gjithë opozitarët e këtij vendi do jenë kundër Ramës, njeriut që sipas tij, e ktheu Shqipërinë të mbushur me krim.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb