Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke fajësuar këtë të fundit për dështimin e hapjes së negociatave me BE.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ku ndër të tjera ka postuar edhe një meme, ku shihet Macron e Merkel dhe Rama, ndërsa demokrati shkruan se Europa kërkon qeveri dhe kryeministër serioz dhe jo një lolo.

“Europa e perqesh dhe refuzon lolon per deshtimet e tij, por koston e paguajne shqiptaret. Deshtoi per here te katert te hapte negociatat, sic ka deshtuar me ekonomine, me punesimin, me shëndetësinë, me legalizimet. E vetmja fushe ku shkelqen eshte ajo e lolos se oborrit. Ndërkohë qe vendet e tjera marrin miliona per projekte dhe investime dhe avancojne ne rrugen europiane, Shqiperia ka mbetur peng i lolos. Europa kerkon nje qeveri dhe kryeministër serioz e jo nje lolo qe fsheh deshtimin, krimin, drogen dhe korrupsionin me atlete e citjane”, shkruan Paloka.

5f5f3a58 F0ae 470b Ab00 Ab6f2985d5e7
5f5f3a58 F0ae 470b Ab00 Ab6f2985d5e7

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: