TIRANË

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas lajmit për lirimin e 13 protestuesve të 11 majit nga Gjykata. Ai thotë se kjo është një tjetër provë e kapjes se prokurorisë dhe dhunës shtetërore ndaj qytetarëve të pafajshëm, vetëm se janë kundërshtarë politik të Edi Ramës.

Sipas Palokës, rifitimi i lirisë sot është dëshmi se ata u mbajtën në qeli si të burgosur politik.

POSTIMI I PALOKËS
Lirohen të pafajshëm pas një muaji në birucat e Ramës!
Një tjetër provë e kapjes se prokurorisë dhe dhunës shtetërore ndaj qytetarëve të pafajshëm, vetëm se janë kundërshtarë politik të Edi Ramës!
Pas 1 muaj burg, sot Gjykata la të lirë edhe 13 qytetarët e pafajshëm që me urdhër të Edi Ramës u mbajtën në burg, pa asnjë provë e fakt, për pjesëmarrjen në protestën e 11 Majt!
Pasi i kishte lënë 1 muaj kohë që të sillte prova për 13 qytetarët e arrestuar nga Policia politike e Edi Ramës, prokuroria sot u dorëzua dhe pranoi përpara gjykatës se ata ishin mbajtur në burg pa asnjë provë!
Rifitimi i lirisë sot është dëshmi se ata u mbajtën në qeli si të burgosur politik.
Edi Rama dhe shërbëtorët e tij në Polici, Prokurori dhe Gjykatë të jenë të bindur se më shpejtë se sa vonë, do të përgjigjen një më një për reprezaljen politike ndaj qytetarëve “faji” i vetëm i të cilëve është të qenit kundërshtarë politik.

Edi Paloka
Edi Paloka

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb