Nënkryetari i PD, Edi Paloka nga rrethrrotullimi “Shqiponja” deklaroi se opozita nuk do të lejojë që në Shqipëri të ketë sërish zgjedhje, apo krim tjetër electoral, siç i quajti ai.

Duke e cilësuar protestën simbolike, Paloka tha se, bllokimi i rrugëve për 1 orë është vetëm një sinjal që ne japim për të shpresuar që do të ketë reagim.

“Në rast se do vijohet me cinizëm në afrimin e zgjedhjeve, jo vetëm ai që nuk e ndal dot situatën por sikur të mbledhë gjithë socialistët e Europës nuk na ndal dot. Ne jemi në luftë për mbijetesë, shqiptarët janë në pikën për mbijetesë”,- tha demokrati.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: