TIRANË

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka shpërndarë një video, e cila sipas tij tregon faktin se si kryeministri Edi Rama nxjerr blof veten e tij, kur është fjala për pushimet që i bën jashtë Shqipërisë. Edhe pse kryeministri tregoi se prej 2013 nuk ka bërë asnjë ditë pushimi jashtë vendit, Paloka thotë se materiali me video fakton të kundërtën e asaj që thotë shefi i qeverisë shqiptare.

Postimi i Palokës:

Sa herë hap gojën që të mbulojë jetën luksoze, Edi Rama gënjen si derr! “Jo në Greqi, por askund tjetër nuk bëj pushime që nga 2013 si kryeministër”- thotë Edvin mashtruesi, që jeton në një vilë të paktën 2 milion euro, por të deklaruar shumë më pak.

Per rifreskim të kujtesës për shqiptarët që nuk kanë pse mbajnë mend çdo mashtrim të Edi Ramës, më poshtë janë disa nga pushimet superluksoze të Ramës, të pranuara prej tij vetë, siç shikohet edhe ne video.

  1. Pushimet në Majami në SHBA, të pranuara me gojën e tij.
  2. Pushimet në Boston në SHBA.
  3. Pushimet në Nju Xhersi në SHBA.
  4. Pushimet në Europë dhe Azi, nga Mynihu në Hong Kong, nga Stambolli në Nju Jork, nga Berlini në Rostok, sa herë hap ekspozita private. 10 dite qendroi vetem ne New York per ekspoziten qe u hap ne nje nga gallerite me te shtrenjta ne bote.

5.Pushime ne Monte Karlo ne klubin e miliarderëve te Monakos ( E justifikuar nga Fuga , pasi u denoncua, si ftese private e Princit te Monakos)

Ky qe mori helikopterin per te shkuar nga vila ne Vlore deri ne aeroport ku e priste charteri me te cilin shkoi ne Torino vetem per te pare ndeshjen e Juventusit e per te bere njo foto me Ronaldon deklarohet me paturpesi, me se nje here, se “nuk i pelqen luksi” dhe pushimet i ben ne Shqiperi…!!!Rama jo vetëm ka bërë pushime jashtë vendit, por i ka bërë ato me shpenzime marramendëse, që nuk justifikohen me pasurinë e deklaruar prej tij. Prandaj, Etilda nuk e ka problem të firmosë bileta avioni 2 milionë lekë dhe hotele 600-700 euro nata. Ajo thjesht ka ndjekur modelin e shefit të saj, Edi Rama, që gënjen pa u skuqur fare se nuk paska bërë kurrë pushime jashtë shtetit si kryeministër.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: