TIRANË- Nënkryetari i PD-së Edi Paloka deklaron se ka një dosje edhe për një ministër tjetër të qeverisë “Rama”. Paloka ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i cili u akuza nga kreu i PD-së Lulzim Basha si i lidhur me mafien.

Deputeti demokrat i thotë Gjiknurit se dhe për të ka një dosje e gjithçka është e dokumentuar. Madje Paloka përdor tik-tak-un e orës për të paralajmëruar ministrin.

“Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh për lidhjet e tua me drogën dhe krimin e organizuar. Gjithçka është e dokumentuar, ta dish se nuk të shpëtojnë dot për shumë gjatë Rama-Marku-Xhafa-Prela. Merr masa mos të vjedhin edhe shtëpinë e tezes ose ndokujt tjetër. Tik-tak tik-tak Damian…”, shkruan Paloka.

Edi Paloka fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: