TIRANE

Nenkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka shprehet se kryeministri Edi Rama ka dërguar kryeprokuroren Arta Marku dhe drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela të varrosin dosjen 339, por falë gazetës gjermane ‘Bil’ plani i tyre u hodh në erë. Në një postim në ‘Facebook”, Paloka shprehet se çdo shqiptar e di si mori Rama pushtetin dhe se Shqipëria është bërë peng i krimit dhe se për të i rëndësishëm është fati i Vangjush Dakos.

“Rama dergoi Markun dhe Prelen qe te  varrosnin dosjen 339, por Zeri i Amerikes dhe Bild ia prishen planin

Edi Rama ishte i bindur qe me Arta Markun dhe Donika Prelen kishte siguruar mbylljen pergjithmone te dosjes 339 dhe kishte varrosur faktet qe demaskonin krimin zgjedhor te realizuar prej tij.

Por fillimisht “Zeri i Amerikes” e me pas  “Bild”  ia prishen planin. Cdo shqiptar e nderkombetar sot e di se si Edi Rama mori pushtetin ,  di dhe se kush kush vazhdon ti caktoj deputetet e “rilindjes” pasi ne me ligjin e Dekriminalizimit e detyruam ti nxirrte kriminelet nga Parlamenti .Prandaj dridhet e perdridhet;  nga nje studio ne  tjetren e nga nje cep ne tjetrin ne fushaten e tij mortore , duke mbrojtur Vangjush Dakon e duke sulmuar kedo qe nxori ne driten e diellit krimin e tmerrshem zgjedhor qe u faktua ne Durres por qe eshte i shtrire ne te gjithe vendin. Sot, Donika Prelen e nxorri jo qe te tregoj se cfare po ndodh me hetimet por qe te vazhdonte sulmet e porosituara nga ai vete. Rama eshte mesuar  te bleje gjithcka: Media, deputet, vota etj etj. Ai nuk njeh menyre tjeter; as nuk ka fituar ndonjehere, as nuk ka marre gje me merite ndonjehere. Cdo gje ne jeten e tij ose e ka blere ose e ka marre me hile e manipulime prandaj dhe cdo gje e lidh me shitje dhe blerje.

Per Edi Ramen nuk eshte problem qe krimi pasi ka diktuar zgjedhjet, sot kontrollon shtetin. Per te problemi eshte kush i nxori pergjimet… Per Edi Ramen i rendesishem sot eshte fati i Vangjush Dakos dhe jo lajmi i keq qe po qarkullon kudo se Shqiperise nuk i hapen negociatat apo ca me keq qe ne BE po kerkohet rikthimi e vizave per shqiptaret dhe riizolimi i vendit.

Edi Rama eshte i detyruar dhe do te vazhdoje ta mbroje krimin sepse ndryshe krimi e merr ate me vete. Ne nuk mundemi e nuk do ta leme Shqiperine peng te krimit ! Neser ne oren 19.00 shqiptaret behen bashke ne Bulevardin Deshmoret e Kombit  per #ShqiperinsiEuropa”-shkruan Paloka.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb