TIRANË

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka një interpretim të tijin për telefonatën mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Sipas tij, kjo telefonatë do të thotë të zbatosh kushtet e Bundestagut dhe që Gjiknuri, Tahiri e Gjushi të përfundojnë në burg por edhe disa kushte të tjera.

Paloka kujton telefonatën e Ramës me Macron, të cilin e përmend si mik të kryeministrit. Ai i kërkon shefit të maxhorancës të plotësojë kushtet ose të largohet.

POSTIMI I PALOKËS
“Danke Angela…Telefonatë 45 minuta…I vumë gjithë pikat mbi i…”?!?!
Kjo do të thotë që do të zbatosh kushtet e Bundestagut ?
Do të thotë që Gjiknuri, Tahiri, Gjushi… gjithë tufa e të korruptuarve dhe atyre që janë kapur në krime elektorale, do të përfundojnë në burg?
Do të thotë që 30 qershori ka rënë dhe do pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese?
Do të thotë që do të realizohet një reformë zgjedhore transparente dhe me pjesëmarrjen e gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë?
Do të thotë që pas realizimit të reformës zgjedhore do të kemi implementim të saj në zgjedhje të parakohshme?
Do të thotë…APO ?
Shqiptarët e kanë të freskët ditën kur vajte në Parlament dhe kërkove ndjesë për vonesën se kishe pasur një bisedë telefonike për një orë me MIKUN TEND Macron. Atë dite po ashtu kishit vendosur pikat mbi ‘i’ për negociatat…
Nuk e di pse ka ca ditë që gjithë palaçot rreth teje nuk po lënë fjalë të ndyrë pa thënë për MIKUN TEND, madje paturpësisht dhe për bashkëshorten e tij?!
Boll mashtrove si ordiner! Plotëso kushtet që të kërkojnë ose largohu!

Paloka 1
Paloka 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb