Drejtuesi politik i njësive 6, 7, 11 dhe 12, Edi Paloka, prezantuar kandidatin e Partisë Demokratike për njësinë 11, Salvador Kaçaj, në një takim të zhvilluar në Laprakë.

Gjatë fjalës së tij, Kaçaj ka shprehur bindjen se “do të sjellim ndryshimin që të gjithë presin”, duke theksuar se me angazhim, vullnet dhe punë të palodhur mund të sjellim ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët.

Ai falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe angazhimin e tyre, duke shprehur besimin se bashkë mund të arrijnë rezultate pozitive për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.

“Shqipëria meriton më shumë, dhe së bashku mund ta bëjmë ndryshimin që të gjithë e presin. Faleminderit për mbështetjen tuaj!” – u shpreh Kaçaj, duke u angazhuar të punojë për një të ardhme më të mirë për komunitetin e Laprakës dhe gjithë Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb