TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka gjetur një aktore pornoje për të komentuar arrestimet e fundit të policisë.

Duke iu referuar prangosjes së dy ish-deputetëve socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka, Paloka thotë të besosh që Rama po lufton korrupsionin pa bërë diferencime politike, është si të besosh që Ciçiolina është e virgjër.

Ilona Staller ose ndryshe Ciçiolina është një aktore filmash me pullë të kuqe me origjinë italo-hungareze, gjithashtu këngëtare dhe politikane.

“Lodhesh kot, askush nuk të beson më…
Të besosh që Rama ka qëllim dhe po lufton krimin dhe korrupsionin, me vullnetin e tij të plotë, madje pa bërë fare diferencime politike, është si të besosh se Cicolina është e virgjër”, shkruan Paloka në “Facebook”.
Më pas ai sërish ngre dyshime se çfarë fshihet pas operacionit të policisë, duke aluduar se është një person që po kërkohet të shpëtohet me këto arrestime.
“Kush është ‘koka’ që po përpiqet të shpëtojë Rama duke bërë kurban gjithë këta rrotull…?”, shkruan Paloka më tej.

Paloka Fb
Paloka Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb