Aktorja e famshme, Pamela Anderson, ka thënë se e pati të vështirë t’i lexonte ditarët e saj të vjetër para se të shkruaj librin memoar “Love, Pamela” dhe të lansojë dokumentarin për jetën në platformën transmetuese “Netflix”.

57 vjeçja, e cila ka dy fëmijë me ish-burrin, Tommy Lee, ka thënë për revistën “Better Homes and Gardens”, se e pati shumë të vështirë ta lexonte të kaluarën nëpër ditarët e saj të vjetër, ndërkohë që po punonte në dokumentar me djalin e madh, Brandonin.

“Brandon ishte me mua si producent duke më ndihmuar t’i bëj bashkë disa pjesëza të jetës time nga e kaluara në dokumentarin e Netflixit. Po shikonim të gjithë ditarët e mi që i kisha ruajtur dhe kjo gjë ishte e dhimbshme për mua”, ka thënë Pamela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: