Është e pamundur të harrosh Pamela Anderson nën petkun e C. J. Parker, ish rojës më të famshme bregdetare të serive televizive Baywatch.

Me kostumin e saj trupor të kuq, flokët biond dhe format seksi, pamja e Pamelës në aksion teksa shpëtonte njerëz në plazhet kaliforniane ka qenë gjithmonë një imazh kolektiv.

Më shumë se 20 vjet nga fillimi i serive televizive, Pamela Anderson është kthyer në plazh, por tani ylli kanadez është një zonjë borgjeze e gjitha e veshur me Chanel.

Ndoshta stilisti i famshëm ikonik i brandit francez Karl Lagerfeld, e ka ftuar Pamelën në sfilatën e pranverë-verë 2019, pikërisht për rolin e saj televiziv.

Në një plazh të rikrijuar në Grand Palais të Parisit Anderson është ndjerë mirë, duke vendosur të heqë takat dhe të kalojë zbathur në ujë.
Poshtë kostumit të bardhë, shumë elegant, shfaqet sërish trupi bombastik i Pamela Anderson, që i risjell të gjithëve për një moment vitet Nëntëdhjetë.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb