Pamela Anderson bëri një ndryshim në pamjen e saj siç shihet në fotot e publikuara nga dalja e saj e re.
Ylli i Hollivudit guxoi një ndryshim në flokët e saj, duke adoptuar një pamje të re. Aktorja mori pjesë në shfaqjen e filmit të saj The Last Showgirl, për të cilin fitoi edhe nominimin e saj të parë për Golden Globe.
E veshur me një fustan ngjyrë kafe me mëngë si pelerinë, ajo kaloi në tapetin e kuq dhe tregoi pamjen e re. Siç shihet, Pamela Anderson ka prerë balluken teksa ka pozuar edhe një herë pa grim para aparatit fotografik.