Zjarri masiv dhe tymi në pyjet e Amazonës, ka krijuar pamje apokaliptike në Brazil. Në videot e publikuara nga mediet e huaja, duket se gjithçka është “pushtuar” nga errësira, ndonëse është mesi i ditës.

Errësira është krijuar nga një erë e ftohtë, që ka ardhur nga lindja në San Paolo dhe që mori me vete edhe tymin e pluhurin në pyllin e Amazonës, i cili po digjet me shpejtësi, duke alarmuar botën.

Errësira e frikshme raportohet se ka zgjatur plot një orë para se të largohej. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, disa banorë kanë mbledhur ujin e shiut, i cili ka rezultuar sterrë i zi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: