Amazona po shkrumbohet e gjitha, teksa është përshirë prej disa ditësh nga zjarri masiv. Ngjarja ka alarmuar mbarë botën, e cila është ngritur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Amazona konsiderohet si “mushkëria” e botës dhe shkatërrimi i saj do të sillte pasoja të tmerrshme në ndryshimet klimaterike. Mediet botërore kanë publikuar pamje nga zjarret masive, që tregojnë pamjet aplokaliptike nga Amazona.

Për shuarjen e flakëve Brazili ka vënë në dispozicion edhe ushtrinë, ndërsa biznesmenë e artisë të ndryshëm nga mbarë bota po ndihmojnë me shuma të ndryshme. Mes tyre është edhe aktori Leonardo Di Caprio, i cili ka dhuruar 5 milionë dollarë për shpëtimin e Amazonës, ndërsa të angazhuar janë edhe liderët e 7 vendeve më të zhvilluara në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: