Pamje dramatike janë regjistruar në Greqi, ku porti i qytetit turistik të Volosit është mbushur nga peshqit e ngordhur. Sipas Reuters, peshqit ishin spostuar nga habitati i tyre natyral në ujëra të ëmbla për shkak të përmbytjeve të vitit të kaluar.

I gjithë deti rreth portit u mbulua me një “shtresë argjendi”, ndërsa era e keqe alarmoi banorët dhe autoritetet, pasi arriti deri në hotelet dhe restorantet aty pranë.

Peshqit kishin ngordhur menjëherë pasi kishin rënë në kontakt me ujin e kripur, pasi ishin spostuar nga stuhia Daniel, që përmbyti mijëra hektarë pranë Liqenin Karla në krahinën e Thesalisë vitin e kaluar, duke shkaktuar dëme edhe në banesë, të mbjella dhe sistemet e vaditjes.

Banorët vendas janë të shqetësuar se era e keqe do të dëmtojë biznesin e tyre sërish këtë vit, pasi vjet përmbytjet luajtën rol të madh në pakësimin e turistëve dhe të ardhurave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb