Dardha dhe zona të tjera malorë në Korçë janë mbuluar nga bora. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se që prej mëngjesit të sotëm, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje intensive të borës në lartësi mbi 1200 metra.

Në Dardhë trashësia e borës ka arritur në 20 cm ndërkohë që këshillohet që qarkullimi i mjeteve të bëhet me zinxhirë për të arritur në destinacionin e preferuar të tyre, ndërsa akset e tjera janë të kalueshme dhe pa probleme. Në zonat e tjera të qarkut bëhet e ditur se trashësia shkon deri në 10 cm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: