Këto pamje mund të risjellin në memorie ndonjë episod dokumentarësh në Kinën e largët kur mblidhet orizi, apo edhe ndonjë fushë lulesh në Holandë. Në fakt është vetëm Juglindja e Shqipërisë dhe fermerët që mbledhin lule ciani në fshatin Vranisht të Devollit.
Ciani njihet ndryshe me emri lulekina ose kokoçeli. Përdoret për kurimin e disa sëmundjeve. Ajo i përket familjes botanike të margaritave dhe rritet gjatë gjithë vitit.