“BalkanWeb” sjell pamje nga makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha, që u dogj gjatë natës së kaluar.
Siç shihet nga video, mjeti tip “BMW” seria 1 është djegur plotësisht në pjesën e përparme.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Krujës, ku pronar i mjetit është 28-vjeçari Igli Kani, sekretar i gjyqtares Hoxha.
Siç raportoi “BalkanWeb” më herët, mjeti është lyer me naftë dhe më pas i është vënë flaka.
(BalkanWeb)