Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i një makine me lëndë eksplozive, i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Siri Kodra”. Gazetari i “BalkanWeb”, Erjon Skëndaj, sjell pamjet e para nga vendngjarja, e cila shihet se është rrethuar nga policia.



Gazetari Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se eksplozivi i është vendosur një “Benzi” të zi i kohës së fundit, me targa gjermane. Eksplozivi ka qenë i vendosur dhe i lidhur me derën, ndërsa ka shpërthyer në momentin që pronari i tij, Artion Bylyku, ka shtypur pajisjen elektronike për të hapur derën.


Ngjarja dyshohet se ka qenë një mesazh për pronarin e mjetit luksoz, ndonëse deri më tani nuk dihet asgjë mbi të shkuarën e tij. Nga ana e saj, policia ka bërë një shpërthim të kontrolluar, me dyshimin se mund të kishte ende lëndë të paplasur në mjet.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb