Një aksident me një të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të fshatit Lumalas në aksin Korçë-Pogradec.

Sipas informacioneve nga policia një mjet tip benz ka përplasur një këmbësore e cila aktualisht është transportuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas burimeve spitalore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkohë është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: