VLORË

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Në aksident është përfshirë një makinë dhe një biçikletë, ndërsa raportohet se një djalë i ri ka mbetur i plagosur rëndë.

Gazetari i “BalkanWeb” Enrik Mehmeti raporton se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku dhe po merr trajtimin e duhur mjekësor. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të saj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: