VENEZUELA 

Në Venezuelë, vijojnë protestat kundër pushtetit të Maduros nga ana e simpatizantëve të presidentit venezuelian Juan Guaido. Presidenti brazilian Jair Bolsonaro shprehu mbështetjen për Guaidon.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo pritet t’i adresohet republikanëve të senatit lidhur me zhvillimet e fundit në Venezuelë. SHBA ka shprehur mbështetjen për Guaidon si kryetar shteti, raporton “Guardian”.

Edhe Rusia po vëzhgon situatën. Presidenti Vladimir Putin ka mbledhur këshillin e sigurisë për të diskutuar rreth tentativës së grushtit të shtetit në Venezuelë.

Ndërkaq, në vend ka përplasje të ashpra mes atyre që mbështesin pushtetin dhe atyre që janë simpatizantë të opozitës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb