SHBA

Këto janë pamjet spektakolare të një balene që kërcen sipër ujit në Monterey Bay, California, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Momenti është kapur nga fotografi Douglas Croft, 60 vjeç dhe vëzhguesi i balenave Kate Cummings, sipas Caters News.
Fotot e balenës që shfaqet madhështore teksa kërcen shumë pranë një barke kanë bërë xhiron e botes në media dhe video e postuar nga agjencia Blue Ocean Whale Watch në faqen e saj në Facebook më 1 maj, është shpërndarë më shumë se 280 herë. Të shumta kanë qenë gjithashtu komentet dhe like.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zoti Croft tha për Caters News: “Ishte mjaft emocionuese! Gjuetia e Salmonit përkon me kohën kur balenat kthehen në Monterey Bay për tu ushqyer për verën dhe në atë zona ka pasur shumë anije. Ishte kaq e pabesueshme saqë të gjithe shtangem’. Videoja e postuar ne internet është bërë virale në pak kohë.


(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb